Soft

Kapriçot e motit, çfarë na pret në fundjavë

  • Xhensila
  • 21 Prill 2017, 16:49
  • Përditësuar 16:49
moti

 

Pranvera rikthehet sërish… Pas reshjeve të shiut e dëborës dhe uljen e ndjeshme të temperaturave, moti pritet që të ndryshojnë sërish. Kështu, fundjava do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, ndërsa rritje më e ndjeshme e temperaturave 3 – 4 gradë Celcius do të ketë në vlerat maksimale të ditës. Megjithatë, zonat malore gjatë orëve të natës do të përballen me temperatura deri në minus 6 gradë Celcius.

Të shtunën, bregdeti dhe terrenet e larta malore do të jenë më problematiket sa i përket erës, që do të ketë një shpejtësi mbi 50km/orë. Pritet që situata të ndryshojë të dielën megjithatë gjatë ditëve të para të javës, të martën dhe të mërkurën do të forcohet përsëri. Këtë fundjavë nuk priten reshje, përjashtuar terrenet e larta malore, në zona mjaft të kufizuara mund të ketë reshje të dobëta dëbore, që do të ngrijë gjatë natës. Të dielën në zonat malore, gjatë pasdites ka mundësi për reshje të izoluara, kryesisht në veri.

XH. D

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM