Botë

Sulmi në Champs Elysee, në makinën e vrasësit gjendej një Kuran dhe fletë që lavdëronin ISIS-in

C_2_fotogallery_3011097_88_image

Sipas “Le Parisien”, e cila citon burime gjyqësore, tre anëtarë të familjes Cheurfi u ndaluan dhe u morën në pyetje nga policia franceze. Disa armë u gjetën në Audi-n e terroristit të vrarë pas të shtënave: një armë gjahu dhe armë të ftohta, duke përfshirë një thikë kuzhine. Gjithashtu në makinë i janë gjetur disa fletë ku lavdërohej ISIS dhe një Kuran.

Dy policët e plagosur janë më mirë, sipas raportimit të mediave franceze të cilat gjithashtu i japin një emër agresorit të vrarë, edhe pse policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin francez, Karim Cheurfi i skeduar si në rrezik radikalizimi. Ai u arrestua në shkurt pasi kërcënoi policinë dhe më pas u lirua për mungesë provash.

/K.Dh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM