Politikë

Befason Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli, të ndryshojmë Kushtetutën

Lulzim_BashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka artikuluar sot për herë të parë para protestuesve propozimin për të zgjedhur presidentin nga populli.

“Të ndryshojmë kushtetutën. Presidenti ta zgjedhë populli shqiptar”, theksoi kreu i opozitës nga çadra e protestës.

Na kanë ftuar këtë javës për punën e Presidentit. Ne i kemi votat, po hajde ta bëjmë me konsensus. Ne i kemi paret, po hajde ta blejmë bashkë. Do blejmë ndonjë viç në treg? I kujt është Presidenti? Është i Ilir Metës? I Lul Bashës? I kujt është? Atëherë oferta ime është kjo; të zgjedhim President nga populli. Hap i rëndësishëm në projektin e Republikës së re është transferimi i pushtetit tek qytetarët”, tha Basha.

“Natyrisht, fokusi ynë është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme si hapi më i rëndësishëm për Republikën e re. Meqë çështja e Presidentit po shtohet në tavolinë, meqë po kërkoni kontributin tonë, për të demonstruar seriozitetin dhe vendosmërinë tonë për Republikën e re ju japim një dhe vetëm një ofertë për çështjen e Presidentit të Republikës; të ndryshojmë Kushtetutën, ta zgjedhë populli shqiptar”, vijoi ai. /E.SH/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM