Kronikë

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e dy aktivistëve të "Vetëvendosje"-s

aktJanë arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Policia rajonale e Prishtinës. Këtë e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke mos dhënë emra se kush janë personat e arrestuar.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e Facebookut se të arrestuar janë Veton Dragusha dhe Blerim Maqestena.

Ahmeti tha se dy personat e arrestuar janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë, konkretisht në Gjykatën Themelorë të Prishtinës.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dy aktivistët e saj janë arrestuar për pjesëmarrjen në një protestë të para disa vjetëve të organizuar prej kësaj partie.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM