Politikë

Lulzim Basha sulmon Ramën dhe “Soros”: Vettingu votohet pas qeverisë teknike

basha-nga-cadra-1

Kryetari i Partisë Demokrarike i ka cilësuar të pavërteta lajmet në media se PD kërkon të votojë ligjet e vettingut pas zgjedhjeve parlamentare. Duke folur në çadrën e vendosur para kryeministrisë Lulzim Basha deklaron se me ligjet e propozuara Rama po kërkon të kapë drejtësinë dhe se për këtë PD nuk mund të bëhet pjesë, ndaj ai thekson se ligjet do të diskutohen dhe miratohen menjëherë pas qeverisë teknike. “Edi Rama bashkë me të paguarit të Xhorxh Sorosit në Shqipëri çfarëdo pasaporte të kenë, për një vit e gjysmë u përpoqën ta kapin drejtësinë dhe ta vënë nën kontroll të Edi Ramës. Kishte dy projekte për drejtësinë. Ky ishte projekti i Edi Ramës dhe Xhorxh Soros dhe i paguar nga Xhorxh Soros, të kapnin drejtësinë dhe t’ia jepnin peshqesh investimit më të madh në Ballkan të Xhorxh Soros që është Edi Rama për pushtetin e tij dhe gjithë pjesa tjetër e qytetarëve dhe Partia Demokratike duan një reformë të vërtetë të drejtësisë. Partitë politike nuk mund të kenë pushtet mbi drejtësinë, për të garantuar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk mbrojnë, por luftojnë dhe ndëshkojnë korrupsionin qeveritar. Për një vit e gjysmë kjo betejë u luftua. Rama dhe mercenarët e tij të paguar nga Xhorxh Soros, opozita me qytetarët me arbitër Komisionin e Venecias, e fitoi totalisht betejën kushtetuese, duke diktuar në Kushtetutën e Shqipërisë një reformë në drejtësi sipas parimeve evropiane. Edi Rama i mbështetur nga mercenarët e paguar nga Xhorxh Soros shkatërroi këto marrëveshje dhe kaloi 6 nga këto 7 ligje pa konsensusin e opozitës.

Ligji për Vettingun, ligji për KLP dhe KLGJ dhe katër ligje të tjera janë bërë në shkelje të marrëveshjes politike me qëllimin e vetëm kontrollin politik të Edi Ramës mbi drejtësinë. Ndaj, ia përsëris sot atij dhe mercenarëve të Xhorxh Soros në Shqipëri se nuk kanë asnjë shans, që Partia Demokratike të bëhet alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama”, tha Basha në fjalën e tij. Nga ana tjetër ai e ka konsideruar të domosdoshme arritjen e një pakti kombëtar dhe të një qeverie teknike, kjo për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira por dhe të votimit të Reformës në Drejtësi.Nuk ka nevojë të shtymë Vettingun pas zgjedhjeve. Jo, nuk ka nevojë. Menjëherë pas paktit kombëtar për qeveri teknike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike dhe opozita është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj kushtetuese ligjore. Menjëherë, pa pritur zgjedhjet e ardhshme t’i hapim rrugë zbatimit të Vettingut, zbatimit të reformës në drejtësi”, tha Basha.

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM