Teknologji

Apple përdor nxehtësinë e gjeneruar nga qendra e të dhënave për të ngrohur shtëpitë

  • Pandeli
  • 21 Prill 2017, 12:29
  • Përditësuar 12:29
AppleApple ka filluar ndërtimin e një qendre të dhënash në Danimark me një ide inovative sesi të sigurojë energji për qendrën përmes energjive të riciklueshme duke e ndarë edhe me komunitetin.

Nxehtësia e gjeneruar nga qendra e të dhënave do të dërgohet në sistemin lokal të ngrohjes duke siguruar ngrohje për komunitetin dhe shtëpitë që e rrethojnë atë.

Qendra e të dhënave në Jutland do të sigurojë energji nga riciklimi i mbetjeve të fermave. Apple është duke punuar së afërmi me Universitetin Aarhus në një sistem i cili gjeneron metan nga mbetjet shkruan "PCWorld.al"

Procesi gjatë të cilit shndërron metanin në energji do të lirojë një fertilizues të pasur me nutrient të cilin Apple gjithashtu do e kthejë tek fermerët lokal për ta përdorur në fushat e tyre.

Kompania siguroi se qendra do të sigurojë energji vetëm nga mbetjet e fermave si dhe nuk do të vërë në rrezik për asnjë koment komunitetin lokal. Apple është duke ndërtuar një tjetër qendër të dhënash në Irlandë e cila siguron energji nga valët oqeanike.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM