Politikë

PD paralajmëron bllokimin e rrugëve, Blushi: Ja kur bie Edi Rama

ben_Blushi

Ashpërsimi i strategjisë së Partisë Demokratike, për kreun e Libra, shihet si nisja e rrugës për largimin e Edi Ramës nga Qeveria. Në një postim në facebook, Blushi shprehet “ SI PO IKËN EDI RAMA. Sa qesharak është Edi Rama. Gjithë Kryeministrat e botës bien nga shiu, ky bie nga çadra!.”. Deklarata vjen vetëm një ditë pas vendimit të PD-së për të organizuar bllokimin për 1 orë të akseve rrugore si dhe për të mos lejuar shpërndarjen e materialeve të zgjedhjeve për votimin e kryetarit të bashkisë së Kavajës. PD ka paralajmëruar po ashtu dhe një tjetër protestë të madhe në datën 7 maj në Kavajë, ditën kur dhe do të zhvillohen votimet.

 

H.B
ngjashmeri prefekte me regjimin e hoxhes .Ai nuk i deshte ose i asgjesonte intelektualet dhe zerat kritike apo jo servile. Per hir te se vertetes Blushi nuk eshte servil,ka dinjitet dhe ky njeri do ti prishte pune Edverit po ta kishte marre ne kabinetin e tij. Manjanin e hoqi pikerisht per kete arsye sepse ai nuk i servilosej dhe kishte guximin te thoshte shume te verteta,ne kohen kur i gjithe kabineti i tij edukohej cdo dite per te thene genjeshtra.
Mala
Rama bije vetem me voten e popullit.Por, fatkeqesisht opozita eshte larg besimit te arbitrit, nuk ka asnje shanse te merr besimin e popullit,nuk ka vota per gjakperzierit shqiptar-serbomalazias,apo shqiptar-hollandez.Shqiperia eshte nje dhe e vetme shtet i shqiptareve dhe per shqiptaret.Delni para popullit,kerkoni besim nga ar bitri,nese e merrni do ju urojme qeverisje,jo sundim sic e patet per tete vjetet e kaluara, qe sollet shtetin ne kaos e popullin ne mjerim.
Afrim Presheva
Cadrat nuk i bene pune Saliut si asmote cadrat e sulltaneve otoman rreze keshtjellave shqiptare te Skenderbeut..tani don ti bllokoj rruget e me vone te hape magacinat e ushtrise si ne 1997-ten.A do te lejojn shqiptaret qe te perseritet 97-ta per her te dyte prej te njejtit njeri..nese po atehere nuk meritojn shtet dhe duhet te sillet nje princ Vid qe te qeverise me kete vend se si thone serbet... shqiptaret nuk jan komb shtetformues dhe shtetmbajtes..ndoshta kane te drejtj..u be shum kohe pa nje okupatore te huaj apo si thone administrator....

Shto komentin tuaj

8 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM