Politikë

Në prag të vizitës së negociatorit, deputetja e PD-së Majlinda Bregu takim me ambasadorin Lu

donald-lu bregu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me deputeten e Partisë Demokratike Majlinda Bregu. Takim i zhvilluar në prag të vizitës që do të zhvillojë në Shqipëri negociatori McAllister. Madje duket se dhe takimi ka pasur në qendër të vëmendjes pikërisht këtë vizitë. Kryetarja e Këshillit të Integrimit në Parlament Majlinda Bregu  e quajti takim normal pune, ndërsa ky takim vjen pak ditë para se Shqipërinë pritet ta vizitojë McAllister. Ky i fundit mban dhe postin e zëvendëspresidentit të Partive Popullore Europiane pritet të jetë në rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut. Pikërisht pak ditë nga kjo vizitë opozita ka vendosur të ashpërsojë protestat duke bllokuar akset rrugore.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM