Thellë

Përplasje me armë në Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Temat Kryesore

  • Një 33-vjeçar humb jetën, ndërsa një femër e moshës 26- vjeçare plagoset
  • Policia: Ndodhi nga grindja e momentit. Ndalohen tre persona
Nga Harilla Koçi

Krismat e armëve tronditin Vlorën, duke shkaktuar një të vdekur dhe tre të plago sur. Në orët e vona të ditës së djeshme ka ndodhur një - ngjarje e rëndë në qytetin bregdetar të Vlorës. Si rezultat e një sherri jashtë lokalit me emrin “Fiks Fare”, pranë zonës së Ujit të Ftohtë, ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në ora 23:40, orar që policia është sinjalizuar për një shkëmbim zjarri. Nga burime policore mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e një lokali në zonën e quajtur “Ish-pusi i naftës” pranë Lungomares. Konflikti i armatosur ka ndodhur pas një sherri, por motivet janë ende të paqarta. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe të paktën tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi janë qëlluar me armë zjarri. Mes të plagosurve mendohet se është dhe një femër. Ajo sipas burimeve policore është larguar nga vendngjarjes. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar, pasi po organizonte muzikë live, e kjo ka shkaktuar panik te klientët. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit me armë ku mbetën të vdekur 1 person dhe tre të tjerët u plagosën.

Policia ka shkuar në mënyrë të enjëhershme në vendngjarje, ku lokali ndodhet 50 metër larg shëtitores së Lungomares. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që prodhuan këtë përplasje. Viktima mësohet se është një i ri 33 vjeç. Policia më vonë bëri një njoftim paraprak mbi ngjarjen e rëndë. “Rreth orës 23:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë", në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër. Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë. Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore: 1. F.H., 28 vjeç; 2. A.L., 26 vjeçe; 3. A.Ll., 32 vjeç. Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin paraprak të uniformave blu. Policia po punon për disa pista për këtë ngjarje. Ndërsa mësohet se viktima Ergys Gjioveshaj në vitin 2011 është arrestuar në Vjenë të Austrisë, pasi kërkohet pë vrasje. Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me me 12 vjet burgim. Ky vendim ishte ankimuar por Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.305, datë 20.12.2001, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Vlorë. Kalvari me gjyqësorin ka vazhduar sepse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.266, datë 23.10.2002, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.305, datë 20.12.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë.


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM