Thellë

Kamioni me 8 ton drogë, nën hetim firma doganore e gruas së Qazim Sejdinit

Temat Kryesore

  • Ndryshuan dokumentet për destinacionin e mjetit të maqedonasit, ja dyshimet që bien mbi agjencinë private të gruas së kryebashkiakut të Elbasanit, zbulimi erdhi nga punonjësi i doganës
Nga Nikoleta Kovaçi

Kompania “Ujori” që rezulton të jetë në pronësi të shtetases Xhuljana Sejdini, gruas së kreut të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, është agjencia që ka kryer veprimet doganore të mjetit me targa maqedonase, që u kap me 8 tonë drogë në portin e Ankonës. Ndaj kësaj kompanie tashmë mësohet se prokuroria për Krimeve të Rënda ka nisur hetime për të parë rolin e secilit prej punonjësve në këtë çështje, pasi ka dyshime që kanë ndryshuar destinacionin fillestar të mjetit. Sipas ekstraktit, kjo kompani administrohet nga shtetasja Rezarta Shehu, ndërsa pronare me 100 për qind të aksioneve është konkretisht shtetasja Xhuljana Sejdini, bashkwshortja e Qazim Sejdinit. Ndërkohë për llogari të hetimit, prokuroria ka arrestuar përfaqësinë e kësaj kompanie në doganën e Qafë­Thanës, shtetasin Maliq Kadilli, i cili tashmë është lënë në masën e “arrestit në burg” nga gjykata. Kadilli ka përpiluar dokumentet për hyrjen dhe tranzitimin e kamionit që drejtohej nga i arrestuari, Zoran Stanojoski. Më pas ka qenë sërish Kadilli, i cili i është drejtuar doganës Qafë­Thanë, duke kërkuar ndryshimin e destinancionit të daljes së kamionit nga Hani i Hotit në Portin Detar të Durrësi.

Skanimi

Prokuroria ka depozituar në dosje foton e skanerit të bërë mëngjesin e datës 5 shkurt 2017 në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës të mjetit që erdhi nga Maqedonia dhe do të kalonte në drejtim të Italisë për nga pika kufitare e Hanit të Hotit. Në këtë pamje ku evidentohen targat e kamionit dhe të dhënat e orës kur kamioni me shoferin maqedonas Zoran Stanojoski ka hyrë në skanerin e kompanisë private që ndodhet në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në pamje, ashtu siç edhe është përshkruar në procesverbalin e këqyrjes së kamerave, duken vetëm disa kuti me ngjyrë të zezë, që për punonjësit ka qenë thasë të mbushur me pluhur gipsi dhe pllaka izoluese polisteroli. Në asnjë rast, nuk është evidentuar ndonjë sasi lëndë narkotike. Pas skanimit të kamionit, që është bërë mbi bazën e këtij urdhri bëhet me dije se doganierët kanë pumbosur edhe  rimorkion duke përpiluar edhe deklaratën doganore se; “Mjeti është transit në Shqipëri”.

Kjo deklaratë doganore, e bërë nga agjentët e kompanisë private Ujori, në pronësi të bashkëshortes së kryebashkikut të Elbasanit, ka njoftuar se kamioni ka destinacion pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Më pas kamioni ka dalë nga parkingu i Qafë-Thanës dhe është nisur drejt destinacionit të përcaktuar. Në ora 14:00 po të asaj dite, pra të datës 5 shkurt, kompania private ka kërkuar ndryshimin e destinacionit të kamionit, jo drejt Hanit të Hotit por në pikën e kalimit kufitar të Portit të Durrësit. Që pas kësaj kërkese, punonjësit e doganës e kanë ndryshuar në sistem. Fakti që në skanerin hyrës, nuk është konstatuar droga e ngarkuar në kamion, kanë lind dyshime se kamioni mund të jetë ngarkuar në Elbasan, ku dyshohet se ka edhe qëndrimin me të gjatë. Por për Prokurorinë, fakti që kamioni ka ndryshuar destinacion, punonjësit e doganës dhe policisë së portit duhet të kishin ngritur dyshime dhe të ushtronin kontrollin e rimorkios, të cilën nuk e kanë bërë.

 

 


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM