Kronikë

"Shpërthen" Adriatik Llalla: Është asgjësuar drogë në mënyrë të paligjshme

Adriatik-Llalla-1Kryeprokurori Adriatik Llalla ka ngritur sot shqetësimin e mos thirrjes së prokurorëve në asgjësimin e drogës në mbarë vendit.

Lalla theksoi se procedura e asgjësimit duhet të bëhet në prani të një prokurori, duke paralajmëruar ashpërsim të gjuhës kur do të evidentohen shkelje.

Deklaratat e kreut të organit të akuzës janë bërë gjatë një takimi të përbashkët me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.

“Një ndër problematikat kryesore dhe çështjet më sensitive është dhe lufta kundër krimit të organizuar. Gjatë kësaj periudhe vijon të jetë tepër shqetësuese fakti se në vend vijon të kultivohen dhe trafikohen sasi të mëdha lëndësh narkotike. Problem tepër shqetësues të cilin institucioni ynë, posaçërisht Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë qenë të angazhuara me të gjitha mjetet e tyre. Është shqetësues fakti se nga strukturat e tjera ligjzbatuese, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë territorin dhe verifikojnë këto raste, ka një përqindje shumë të ulët të autorëve të këtyre veprave penale. Kemi kontakte të vazhdueshme me institucionet e tjera përgjegjëse, por gjithsesi rezultatet e zbulimit të autorëve të veprave penale mbeten tepër të ulëta”, theksoi Lalla.

“Problematikë tjetër mbetet mënyra e administrimit të provave materiale. Posaçërisht në rastin e lëndëve narkotike. Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, asgjësohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjësohen këto lëndë narkotike. Është detyrim ligjor i gjithsecilit prej nesh të verifikojë këto rastet, për të parë, verifikuar dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore kur konstatohet se lënda narkotike dhe provat e tjera materiale asgjësohen në mënyrë jo të parashikuar nga ligji. Në të gjitha rastet, lënda narkotike ashtu si çdo provë tjetër do të asgjësohet në prani të Prokurorit. Ju rikërkoj që të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjëson në mënyrë të kundërligjshme të fillojnë hetimet nëse kjo lëndë narkotike apo çdo lëndë tjetër, provë materiale nuk asgjësohet ose administrohet në mënyrën e parashikuar në ligj të fillojnë hetimet dhe të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët”, vijoi ai.

Ndërkaq Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili vlerësoi bashkëpunimin me Prokurorinë si efikas dhe të shpejtë.

“Pa asnjë hezitim mund të përcaktoja si një bashkëpunim efektiv, i shpejtë dhe efikas. E theksoj i shpejtë edhe efikas sepse shpejtësia gjëra më e rëndësishme në komunikimin tonë sepse zvarritja e procesit ka qenë në favor të kundërshtarëve tanë. Unë kam gjetur një bashkëpunim shumë të mirë nga Prokuroria por dhe prokurorë të gjithë niveleve. Në rekomandimet prioritare që i kemi paraqitur qeverisë dhe që i ka miratuar. Besoj që jemi në një situatë të re, që lidhet edhe me ndryshimet kushtetuese. Një nga elemente thelbësorë është forcimi i punës dhe rolit të prokurorisë si një organ i decentralizuar dhe me ndryshimet e reja i krijohen të gjitha hapësirat për të pasur një pavarësi të brendshme por në fund me një prokurori që gjithmonë e më shumë ka hapësira të pavarësisë do të thotë pavarësi nga politika”, tha Vasili.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM