Kronikë

Kush ishte 33-vjeçari që u ekzekutua dje në mbrëmje në Vlorë?

vloreeeeKanë dalë detaje të reja rreth krimit të katërfishtë, me një viktimë dhe 3 të plagosur që ndodhi mesnatën e djeshme në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ergys Gjioveshaj mbeti i vrarë nga breshëritë e automatikut, ndërsa ndodhej në shoqërinë e Arta Lukajt, e cila mbeti e plagosur. Mësohet se viktima Ergys Gjioveshaj në vitin 2011 është arrestuar në Vjenë të Austrisë, pasi kërkohej për vrasje.

Ai akuzohej se bashkë me Florian Meçen kishin vrarë Laert Alushin. Gjykata e kishte dënuar Gjioveshajn me 12 vite burg, ndërsa Meçen me 22 vite.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.212, datë 31.10.2001, ka vendosur të deklarojë fajtor të pandehurin Ergys Gjioveshaj së bashku me të akuzuarin tjetër Florian Meçe për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.



 



Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim. Ky vendim ishte ankimuar por Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.305, datë 20.12.2001, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Vlorë.



 



Kalvari me gjyqësorin ka vazhduar sepse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.266, datë 23.10.2002, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.305, datë 20.12.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë.



 



Kundër vendimeve të mësipërme ka paraqitur kërkesë për rishikim, kërkuesi Florian Meçe, duke vlerësuar se vendimi është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë.  /E.SH/


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM