Letra

Dy mijë e katërqind aforizmat në një libër

letNga Sevdail Hyseni

Bota e mendimit filozofik shqiptar, njeh pak krijues të aforizmit, si Halim Hasani, nga Lugina e Preshevës, i cili ia kushtoi kultivimit të këtij zhanri, shumë të kërkuar në letrat shqipe. Dy mijë e katërqind Aforizmat e publikuar në librin e fundit, të autorit janë një thesar i pasur për kulturën shqiptare, një kontribut i çmueshëm për këtë fushë të artit, për ta çuar përpara traditën aforistike në historinë e letërsisë shqipe.

Por, kjo shifër nuk ndalet me kaq, rrugëtimi i shkrimit të aforizmit nga shkrimtari Halim Hasani, vazhdon për ta çuar numrin e tyre në tre mijë sish, për t’i përmbledhur, pastaj brenda kopertinave të një libri.

Më shumë se 24 vjet, iu deshën Halim Hasanit, që nga viti 1993, të publikoj, jo më pak se pesë libra me aforizma, duke shkrirë inspirimin, përvojën jetësore, nëpër këto mendime të larta filozofike. Libri i parë i tij, mban titullin “Aforizma të kohës” (2005), pastaj libri tjetër “200 Aforizma” (2005), për të vazhduar me “Aforizma bashkëkohorë” (2008), “Aforizma” (2010), “Fjali pa mahi” (2013), “1021 Aforizma” (2012) dhe “Aforizma 2400” (2016), për të vazhduar, me aforizma të tjerë, të cilët do të arrijnë lartësinë në 3000 sish, të cilat do të botohen në një libër të vetëm.

Halim Hasani, vazhdon ta kultivoj, afirmojë dhe promovojë Aforizmin, për t’i dhënë letërsisë shqipe një frymë të re, një mesazh të qartë për këtë lëmi të artit krijues. Ai, nuk i ndahet kësaj gjinie letrare e cila e ka burimin te urtitë popullore, të sajuara nëpër shekuj. Është munduar autori, në aforizmat e tij, të ngërthej një mësim, një porosi, një këshillë të urtë, si dhe të jap një mesazh të qartë me vlera të mëdha njerëzore.

Nëpër këto aforizma, autori, ka përdorur ironinë, alegorinë, metaforën, krahasimin, të cilat i bëjnë ato më të këndshëm për lexim dhe më të gjata në komentim. Nëpër këto aforizma, gjithashtu, lexuesit gjejnë eksperiencën e jetës dhe sfidat e saj, do të gjejnë mjaft sekuenca jetësore, ku vetë do të shohin sa kënaqësi dhe krenari fshihet pas këtyre thënieve filozofike, të cilat në vete përmbajnë: fisnikëri, humanitet dhe sa njerëzore dhe madhështore është porosia e tyre. Duke lexuar, aforizmat e këtyre librave, gjithsesi se do të ndjeni çlodhje fizike e shpirtërore nga problemet e përditshme, duke u relaksuar dhe motivuar për veprime të reja.

Aforizmat e Halim Hasanit, i kalojnë kufijtë rajonalë, duke pasuruar mendimin filozofik shqiptar dhe duke i dhënë atij, një formë dhe një frymë të re. Hysen Këqiku, një kritik letrar nga Anamorava e Gjilani, duke shkruar për aforizmat e Halim Hasanit, mes tjerash, spikat, se janë “vepra me vlera të pakontestueshme edukative, e që kapin një gamë të gjerë ngjarjesh, dukurish a fenomenesh”. Unë them se me këto pesë libra me Aforizma, Halim Hasani, kapërcen kufijtë e rajonit të Kosovës Lindore, duke u bërë një krijues me shtrirje gjithëkombëtare, në pasurimin e mendimit filozofik, vazhdon kritiku letrar Këqiku.

Kujt i ka rënë në dorë ndonjë nga pesë librat e autorit me Aforizma, s’ka se si të mos i lënë përshtypje ato mendime të arta, të dalë nga shpirti mendimtar i këtij krijuesi, me përvojë të gjatë në fushën e shkrimit shqip. Aforizmat e Halim Hasanit e kanë burimin te urtit popullore, të sajuara nëpër shekull. Ato në vete ngërthejnë një mësim, një porosi, një këshillë të urtë. Në këto krijime shkurt e shqip, jepet një mesazh i qartë me vlera të mëdha njerëzore. Për librat me Aforizma të Halim Hasanit, kanë shkruar edhe kritikë të tjerë letrar, të cilët e kanë çmuar lart artin e të shkruari të aforizmit, të autorit nga Lugina e Preshevës, në gjetjen, mbarështrimin e shtjellimin e temave, duke i shndërrimin në aforizma produktiv, të këtij zhanri deficitar për artin shqiptar.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

2 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM