Extra

Nicole Kidman gjatë vizitës së saj në Kosovën e pasluftës (FOTO)

  • Pandeli
  • 21 Prill 2017, 09:36
  • Përditësuar 09:36

1 Nga 4 Foto


Nicole e ka vizituar Kosovën në vitin 2006, ku është takuar me disa gra të Kosovës dhe me personalitete të ndryshme.

Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman, e prekur nga gratë dhe fëmijët që ishin viktimë e luftës në Kosovë ka vendosur të vijë dhe t’i vizitojë ata.

Që atëherë, ajo ka vendosur t’i ndihmojë ato viktima, gjë e cila u bë prioritet në jetën e saj.

Madje, aktorja e filmit, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, para shumë vitesh në një mbrëmje gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, ku dhe mban postin ambasadore prej shumë vitesh, ka thënë se do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”.

Nicole e ka vizituar Kosovën në vitin 2006, ku është takuar me disa gra të Kosovës dhe me personalitete të ndryshme. /kultplus

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM