Sport

Ramadani: Te Partizani nuk ka presion

  • Pandeli
  • 21 Prill 2017, 09:32
  • Përditësuar 09:32
13932670_1077320222344533_3234959808956095222_nNdaj Vllaznisë ai ishte mungesa e rëndësishme e Partizanit që u ndal në një barazim 1-1 në Shkodër.

Me të në fushë në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes, prapavija e të Kuqëve rrallë fut ujë dhe në sfidën e rradhës kundër Teutës në kryeqytet ky do të jetë misioni i Ylber Ramadanit të prishë cdo aksion sulmues të skuadrës së Maganit. 21 vjecari i përfaqësues Shpresa rikthehet në dispozicion të trajnerit Starova pas pezullimit 1 javor për shkak kartonësh, me shpresën se ndaj Teutës Partizani do të gjejë sërish rrugën e suksesit pse jo edhe me një gol të Ramadanit, i cili ende nuk është zhbllokuar që nga momenti që mban veshur fanellën e 15-herë kampionëve shkruan "Supersport".

Titulli kampion i mungon Partizanit prej më shumë se 2 dekadash. Por edhe pse e dëshirojnë me cdo kusht këtë trofe, Ramadani e mohon kategorisht se te Partizani ushtrohet presion.

Sa më shumë kampionati i afrohet fundit aq më e vështirë bëhet rruga drejt titullit. Mesfushori 21-vjecar nga Ferizaj është i vetëdijshëm për këtë ndërsa nuk përjashton as Skënderbeun nga gara.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM