Horoskopi

Horoskopi, 21 prill 2017

horoskopiDashi 21/3 - 20/4

Yjet parashikojnë një ditë të begatë për ata që gëzojnë një marrëdhënie. Edhe beqarët paraqiten të parezistueshëm sot duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Demi 21/4 - 21/5

Për ata që janë në një lidhje paraqitet një ditë e ekuilibruar kjo e sotmja. Beqarëve do ju pëlqejnë një person dhe do bëjnë
gjithçka për t’i rënë në sy.

Binjakët 22/5 - 21/6

Do merreni vesh mjaft mirë sot me atë që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do të mbetet në nivele të kënaqshme. Në planin financiar nuk do gjendeni aspak në situatë të vështira.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Sot yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju përkëdhelin në çdo moment. Mundohuni të shfrytëzoni këtë ditë të bukur në çdo moment pasi këtë të premte do të ndiheni si mbi re.

Luani 23/7 - 21/8

Jeta sentimentale e çifteve paraqitet mjaft e mirë gjatë kësaj të premte. Në çdo moment parashikohet përjetimi i momenteve të kënaqshme dhe plot lumturi.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

 

Parashikohet që ata që janë në një lidhje të tregojnë shenja të theksuara xhelozie dhe kjo padyshim që do të sjellë keqkuptime dhe mosmarrëveshje me partnerin.

Peshorja 24/9 - 23/10

Yjet këshillojnë që të tregoheni të logjikshëm dhe të toleroni sot, nëse doni që gjërat të ecin si duhet me partnerin. Në planin financiar disa vështirësi të njëpasnjëshme do të vinë, kujdes me shpenzimet.

Akrepi 24/10 - 22/11

Për ata që janë në një marrëdhënie sot parashikohet një ditë e përshtatshme. Në planin financiar gjithçka do të shkojë mirë, falë hapave të mirëmenduar që do të hidhni.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Bëni kujdes sot ju që jeni një marrëdhënie, sepse partneri do të jetë gjithë kohën me nerva dhe kjo do shkaktojë mosmarrëveshje. Beqarët më mirë të vazhdojnë të mbajnë statusin që kanë.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Yjet ju përballimin me padurimin gjatë kësaj të premte, por kjo nuk është aspak e mirë, pasi do ju shkaktojë gabime të njëpasnjëshme në marrëdhënien tuaj në çift.

Ujori 21/1 - 19/2

Më në fund do të kaloni vështirësitë ju që jeni në çift dhe do filloni ti shihni gjërat me një sy tjetër. Do afroheni tej mase me partnerin dhe kjo do ju falë momente të bukura.

Peshqit 20/2 - 20/3

Ambienti në jetën tuaj në çift do të paraqitet në nivele të kënaqshme gjatë kësaj të premte. Do ndiheni mirë gjatë gjithë kohës, prandaj shfrytë- zojeni çdo sekondë të kësaj dite

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

1 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM