Teknologji

“Microsoft”, dy herë në vit përditësime të rëndësishme në “Windows 10”

  • Pandeli
  • 21 Prill 2017, 09:06
  • Përditësuar 09:06
windows10Microsoft ofroi detaje të reja për administratorët IT të cilët duan të dinë se çfarë mund të presin nga përditësimet e ardhshme në Windows 10, aplikacionet Office 365 dhe System Center Configuration Manager.

Office dhe Windows do të marrin dy përditësime madhor çdo ditë, një në Mars e një në Shtator. E thënë ndryshe përditësimi i radhës i Windows 10, i cili bart emrin e koduar Redstone 3, do të debutojë në Shtator.

Përtej kësaj, Microsoft konfirmoi se çdo version i Windows 10-ës mbështetet për 18 muajt në vijim nga data e lançimit.

Publikimi i këtij informacioni i dedikohet më së shumti konsumatorëve të mëdhenj, kryesisht bizneseve dhe sipërmarrjeve të cilat duan të planifikojnë përditësimet madhor shkruan "PCWorld.al".

Përdoruesit të cilët duan veçoritë më të fundit do ti marrin ato mes Marsit dhe Shtatorit, megjithatë vitet e fundit Microsoft ka përdorur programin Windows Insider për tu ofruar këto veçori përpara versioneve finale.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

2 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM