Sport

Nora Gjakova medalje bronzi në Europian

  • Pandeli
  • 21 Prill 2017, 08:54
  • Përditësuar 08:54
majlindaaa_1492710850-4456377Xhudoja dëshmon edhe një herë që është sporti më i suksesshëm shqiptar dhe me një të ardhme të ndritur. Pas triumfit të tretë të Majlinda Kelmendit në kampionatin evropian, me medalje të brozntë është stolisur edhe xhudistja tjetër pejane Nora Gjakova. 24 vjeçarja mposhti bullgaren Ivelina Ilieva në kategorinë deri 57 kilogramë.

Gjakova fitoi përballjen me Ippon. Në këtë turne që po zhvillohet në Varshavë të Polonisë, Gjakova u inkuadrua në rrethin e 2-të, dhe pa asnjë problem fitoi luftën me vendasen, Anna Borowska raporton SS.

Pastaj në çerekfinale mposhti xhudistën nga Britania e Madhe, Bekky Livesey. Megjithatë, rastin për medaljen e artë e humbi në gjysmëfinale duke pësuar disfatë nga francezja Priscilla Gneto. Medalja e bronztë ne kampionatin evropian, për Gjakovën erdhi vetëm një javë pasi ajo fitoi të artën në turneun Grand Prix që u zhvillua në Antalya të Turqisë.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM