Teknologji

“Windows 10 Cloud”, një sfidë për “Microsoft” dhe një makth për “Google”

  • Pandeli
  • 21 Prill 2017, 07:08
  • Përditësuar 07:08
skydrive_onedriveÇfarë ka rezervuar "Microsoft" për aktivitetin që do të mbajë më 2 maj? Në të tilla aktivitete zakonisht kompania dhe ekzekutivët e saj flasin për strategjinë e tyre por kanë dëshmuar se janë një mundësi e artë për të prezantuar produkte të reja.

Një opsion është rifreskimi i hibridit laptop tablet “Surface Pro”. Me procesorët e rinj Kaby Lake dhe pa një pasues të denjë të tabletit që prej dy vitesh, Surface Pro 5 nuk do të na çudiste sikur të shfaqej në ditën e dytë të muajit Maj.

Megjithatë është vetëm një përditësim dhe jo inovacion. Përditësimi me harduerin më të fundit do të mbante të gjallë interesin për hibridin “Surface Pro” por nuk do të ngjallte asgjë më shumë se kaq.

Ndryshe nga “Apple”, “Microsoft” nuk e ka pjesë të vizionit gjenerimin e të ardhurave nga shitja e harduerit sepse një ushtri e tërë kompanish i shërben këtij qëllimi. Ajo që Microsoft kërkon është promovimi i softuerit të saj.

Pikërisht këtu lindi edhe ideja e “Windows 10 Cloud”. Që me ardhjen në krye të kompanisë së Satya Nadella, fokusi i “Microsoft” kanë qenë shërbimet cloud. Nga “Outlook”, “Office” dhe “OneDrive” deri tek Groove, cloud-i ka hyrë në shtëpinë e çdo produkti të kompanisë.

Ky shërbim është lehtësisht i aksesueshëm nga shumica e platforma popullore dhe rivale njëherazi si “Android”, “iOS” apo “macOS”. Por ekziston një tjetër ekuacion edhe më i suksesshëm: rritja e adoptimit të “Windows 10”-ës rrit adoptimin e shërbimeve cloud.

Së fundi është vënë re një variant i ri i “Windows 10”-ës. Mund të gjeni referenca pafund të “Windows Cloud’ në kodin e Përditësimit më të fundit të Krijuesve.

Detaji u zbulua nga gazetari Paul Thurrot ku shkruhej:

“Windows Cloud është një version i ngjeshur i Windows 10-ës dizenjuar për të funksionuar vetëm me aplikacionet Universale të Platformës Windows. Çdo përpjekje për të vënë në funksion aplikacione standarde tradicional në Windows Cloud do të pasohet nga një mesazh paralajmërues: Aplikacioni që po përpiqeni të vini në funksion nuk është dizenjuar për këtë version të Windows.”

“Windows Cloud” është një mundësi e artë për të ulur kërkesat e harduerit nga softueri, për tu ofruar prodhuesve një opsion të ri për harduerë të rinj dhe të sjellë më shumë përdorues në cloud.

Gjithashtu sistemi i ri operativ do të shërbente si rival i drejtpërdrejtë i “Chromebook”. Prej vitesh “Microsoft” e ka provuar diçka të tillë. Modeli i parë Surface funksiononte me Windows RT, një variant i Windows 8 funksional vetëm mbi arkitekturën ARM. Ky sistem operativ kishte vetëm aplikacione “Metro.”

Pesë vite më vonë puna në cloud është shndërruar në një fenomen më praktik. Një Surface Cloud muajin e ardhshëm do të krijonte mundësi të shumta jo vetëm për prodhuesit por edhe konsumatorët.

CIO Albanian

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM