Kronikë

Një i vrarë, 3 të plagosur në Vlorë, policia: Ja çfarë ndodhi dhe kush është viktima

VloraPolicia e Shtetit ka dalë me njoftim në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale që ka tronditur Vlorën. Në njoftimin policor thuhet edhe emri i viktimës, ndërsa sqarohen edhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë Informacion paraprak Rreth orës 23:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë", në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër. Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë. Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore: 1. F.H., 28 vjeç. 2. A.L., 26 vjeçe. 3. A.Ll., 32 vjeç. Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave. Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. V Jane ngritur pika kontrolli,  si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

/D.Xh/

 

 

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM