Rajon

Daçiç nuk përmbahet: “Shqipëria e Madhe” po na vjen deri në Nish

Ivica_DacicShefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç thotë se BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe do të jenë përgjegjëset kryesore për pasojat nëse nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë. Ai këtë e ka thënë pas deklaratave të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe kryetarit të Bujanocit Jonuz Musliu për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë.

Duke reaguar në fjalët e kryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës “është i pakuptimtë pa Luginën e Preshevës”, Daçiç ka thënë se politikanët shqiptarë po bëhen “kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë”, shkruan lajmi.net. “Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu me këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejt për pasojat”, ka thënë Daçiç.

Ai tutje ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”. “Kjo më kurrë nuk do të përsëritet. Serbia askënd nuk po e provokon, por askujt nuk i frikësohet. Për fat të mirë, e gjithë kjo është vetëm një ëndërr e bukur”, ka thënë Daçiç.

/D.Xh/

 

 

 

 

shekulli
Jan vigjilent Serbt ne politiken e jashtme
Mala
Serbet e sajuan "Shqiperine e madhe" Shqiperia nuk eshte as e madhe e as e vogelo,Por, eshte vetem Shqiperi natyrale,aq sa eshte e duhet te jete, aq sa ishte,mbi 90.ooo.km2. Ideja "Shqiperi e madhe" eshte lgateri e frikes dhe aspirates gllaberuese sllave. Apo "Magalo ideja greke". Degjoni si sh prehter "Magaloidea" e patrise greke ne Shqiperi,sikur sulman Ramen e perkrah Bashen, semundje gjenetike e armiqeve shqiptare.

Shto komentin tuaj

1 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM