Politikë

Basha akuza Ramës: Po del hapur se do të kapësh drejtësinë

Lulzim_BashaKryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit të vendit Edi Rama për atë që kreu opozitar e quan propozim për kompromis në lidhje me çështjen e Vetingut.

Përmes një statusi të shkruar në rrjetin social “Facebook” Basha thotë se propozimi i ardhur nga ana e kryeministrit Rama konfirmon tezën se ky i fundit do të kapë drejtësinë për bandën e tij. Kryedemokrati ka theksuar se ligji i Vetingut, arritur sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të datës 22 korrik do të formohet pas krijimit të qeverisë teknike.

“Sot Kryeministri në ikje na propozoi të gjejmë një kompromis me shtyrjen e vetingut. Kjo është një tjetër dëshmi se për Edi Ramën drejtësia dhe reforma në drejtësi kanë qenë dhe mbeten vetëm një mjet pazaresh, shantazhi dhe imazhi. Kurse për ne drejtësia është themeli që garanton lirinë dhe demokracinë, mbi të cilin do të ngrihet shteti modern shqiptar.

Ne jemi për vetingun, më 21 korrik votuam vetingun dhe do ta çojmë deri në fund vetingun. Ne kemi refuzuar vetingun e Edi Ramës sepse duam një veting të vërtetë, të pakapur nga politika dhe të paanshëm. Menjëherë pas formimit të qeverisë që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne jemi të gatshëm të votojmë ligjin për zbatimin e vetingut sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut. Krimi qeveritar do të përballet me drejtësinë e pavarur, ata që e kthyen Shqipërinë në republikë të drogës dhe korrupsionit do të përballen me drejtësinë e vërtetë. Mbi të gjitha, zgjedhjet e lira do të hapin rrugën për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe një demokracie perëndimore në Shqipëri. Liria, drejtësia dhe kontrolli mbi pushtetin do të jenë themeli i Republikës së Re. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha.

/D.Xh/

 

Agron
Botha jote po bane drejtesi. Oooo persnjak ik pirdhu se 15vjet ke ne politik e sbane tjeter veq qe vrave dashet pa pik faji...ti Basha je nje killer i kafsheve dhe nji frikacak rrugaqe!

Shto komentin tuaj

8 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM