Kronikë

Tronditet Vlora. Përplasja me armë shkakton 1 të vdekur e 3 të plagosur


1 Nga 3 Foto


Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Një përplasje me armë zjarri ka shënuar së paku një viktimë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur përgjatë “Lungomares”. Gjithçka ka ndodhur në një lokal të zonës në fjalë në Vlorë. Dy trupat mësohet se ndodhen akoma në ambientet e lokalit. E gjithë ngjarja e rëndë është shkaktuar për shkak të një sherri të nisur më herët mes personave të konfliktuar. Personi i plagosur është larguar nga vendngjarja. Dyshohet se është femër.

Kjo ngjarje ka qenë shumë e rëndë. Në momentin që ka ndodhur vrasja, në lokal kanë qenë shumë persona dhe prandaj ka pasur panik.  Nga vendngjarja janë fiksuar pamje të rënda. Në lokal duket trupi i një prej viktimave, i cili është mbuluar me batanije. Siç duket edhe nga fotoja, policia ka rrethuar zonën dhe janë duke u kryer veprimet e duhura hetimore e proceduriale. Gjithçka ka ndodhur në lokalin e quajtur "Fiks Fare". Personi që ka ndërruar jetë është nga Vlora, 33-vjeçar.

Policia ka dalë në komunikatë për ngjarjen. Njoftimi i plotë policor:

Vlorë Informacion paraprak Rreth orës 23:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë", në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër. Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë. Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore: 1. F.H., 28 vjeç. 2. A.L., 26 vjeçe. 3. A.Ll., 32 vjeç. Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave. Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. V Jane ngritur pika kontrolli,  si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

/D.Xh/

 

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM