Politikë

Me cilën parti do të kandidojë Tom Doshi për të qenë deputet?

Tom DoshiKryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi ka deklaruar sonte në emisionin “Opinion”, se ish-deputeti i PS në Shkodër Tom Doshi, për zgjedhjet e 18 qershorit, do të jetë në listën e PSD. Doshi do të kandidojë në Shkodër për deputet në listën e PSD.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë kur deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta. Pas këtyre deklaratave të cilat u konsideruan të rreme Kryesia e Partisë Socialiste e ka përjashtuar Doshin nga partia.

/D.Xh/

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM