Botë

Shokohet Parisi, vritet një polic dhe plagoset një tjetër. Atentatori i skeduar më herët për terrorizëm


1 Nga 14 Foto


Policia e Francës dhe Ministria e Brendshme e shtetit francez kanë njoftuar se një punonjës policie është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur për shkak të një sulmi të armatosur që ka ndodhur në Paris.

Të shtënat janë dëgjuar në bulevardin “Champs-Elysees”. Kjo ngjarje ndodh vetëm disa ditë përpara se të mbahen zgjedhjet presidenciale në vend, ditën e diel. Një person ka thënë për “Reuters” se një person me kallashnikov në dorë kishte dalë në bulevard dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të njerëzve me breshëri automatike.

Një zëdhënës policor ka thënë se ishte herët të dilej në përfundimin nëse sulmi ishte apo jo terrorist, por se dihet me siguri se policët janë vrarë qëllimisht. Zyra e Prokurorisë së Francës ka nisur një hetim për rastin. Ka dyshime se mund të ketë qenë ndoshta edhe ndonjë plaçkitje e armatosur. Autoritetet policore kanë vrarë atentatorin, ndërsa iu kanë bërë thirrje njerëzve që të mos dalin në zonën e rrethuar.

/D.Xh/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

2 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM