Sociale

Dhjetëra fëmijë shqiptarë rrugëve të Italisë, Fatos Lubonja: Ç’na tregoi djali i braktisur

Fatos_Lubonja_Firenze_femijet_braktisurDhjetëra fëmijë shqiptarë ndodhen në situatë rruge. Ajo çka e bën më tragjikë këtë gjë, është se këta fëmijë ndodhen jashtë vendit, ku prindërit apo të afërmit i kanë lënë në mëshirë të fatit, vetëm për të marrë dokumentet. Ky është një fenomen shqetësues, i ngritur më parë edhe në “Le Iene”. Por Alfred Mirashi, një artist shqiptar që jeton e punon në Itali, së bashku me familjen e tij, sjell nga afër këtë fenomen të cilin e ka hasur në lagjen e tij.

Një ditë teksa çonte fëmijët në shkollë, ai ka parë një grup fëmijësh teksa po ziheshin me njëri-tjetrin. Teksa komunikoi pak me ta, kuptoi se ata ishin fëmijë shqiptarë të braktisur, pasi prindërit i kishin lënë aty. Me konstatimin e këtij rasti, ai ka kontaktuar me mikun e tij Fatos Lubonjën, dhe së bashku kanë takuar disa prej këtyre fëmijëve. Në një bisedë të shkurtër që kanë zhvilluar me njërin prej tyre, e transmetuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, djali i vogël tregon sesi ka udhëtuar me një familjarin e tij drejt Italisë, e më pas e kanë lënë aty. Ai ka shkuar më pas në polici, ku edhe e kanë regjistruar në një shkollë komunitare. Djali thotë se së bashku me të ka edhe shumë fëmijë të tjerë shqiptarë, por edhe nga Kosova, e fëmijë të tjerë nga Afrika.

Të gjithë këta fëmijë janë në pritje të dokumenteve, siç thotë djali, arsye për të cilën edhe prindërit e tyre i kanë çuar drejt Italisë, me shpresën për një jetë më të mirë. Analistët e fushës bëjnë apel institucioneve përgjegjëse që të monitorojnë situatën, pasi këta fëmijë rrezikohen për shkak të trafiqeve, abuzimeve, etj.

/D.Xh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

1 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM