Soft

Iluzione optike që do bëjnë t’ju vijë bota rrotull


1 Nga 11 Foto




Disqe rrotulluese, spirale që zhyten në ekran, apo edhe figurat fantazma, që shfaqen pas një pulitje sysh dhe figura gjeometrike të shtrembëruara kaq çorientuese sa duken të vërteta. Në foto galeri janë iluzionet optike, ato vizatime apo ato efekte vizuale mund të na bëjnë të shohim gjëra që nuk ekzistojnë, ose të simulojnë lëvizje në imazhe plotësisht statike.

Disa manipulojnë mënyrën se si truri ynë i interpreton imazhet, të tjera shfrytëzojnë fiziologjinë e syrit dhe mekanizmat me të cilat ata janë të projektuar dhe mbeten në retinë. Ose mënyra sesi truri ynë natyrshëm sjell së bashku disa figura, duke ndjekur ato që quhen ligjet e Gestalt. Të formuara vetëm për argëtim, janë një interpretim interesant për neuroshkencëtarët që studiojnë mekanizmin e të parit dhe përpiqen të sqarojnë se si mendja jonë kupton atë çfarë sytë shohin. Shembulli i fundit? Një rrotë 32 karafila të alternuar bardhë e zi, qendra e të cilëve ndrin nëse ne zhvendosim shikimin në periferi të figurës.

Sipas një studimi të fundit, ritmi i ndriçimit është i sinkronizuar me ritmin e goditjeve të veçanta elektrike të regjistruara në tru me elektroencefalogramin, i ashtuquajturi ritmi alfa, ai i bazës kur ne jemi zgjuar, por me sy të mbyllur.

Por iluzionet optike janë gjithashtu një argëtim intrigues, dhe kjo është fryma me të cilën ne jemi duke ju propozuar një sfidë.

/K.Dh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM