Soft

Revista “TIME” publikon listën me 100 njerëzit me më shumë influencë për vitin 2017

  • Pandeli
  • 20 Prill 2017, 19:32
  • Përditësuar 19:32
timi-780x439Çdo vit, revista mjaft e njohur amerikane, “TIME”, publikon listën e 100 njerëzve me më shumë influencë në botë.

Edhe për këtë vit revista prestigjioze ka bërë të njëjtën gjë. Sigurisht në listë nuk mungon presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, bashkëshortja e tij Melania si dhe vajza e tij Ivanka.

Nga fusha e artit, personazhet me më shumë ndikim, janë: Ed Sheeran, Demi Lovato, Emma Stone, James Corden dhe James Legend.

Në sport, i vetmi që është pjesë e listës është sulmuesi brazilain i Barcelonës, Neymar. Në fushën e teknologjisë, janë bërë pjesë Evan Spiegel i “Snapchat” dhe jeff Bezos i “Amazon”.

Rexhep Taip Erdogan dhe Papa Françesku ishin gjithashtu pjesë e listës së njerëzve më me ndikim, të rankuar nga revista prestigjioze “TIME” për vitin 2017. /P.Sh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM