Politikë

Tensionet politike, Basha mbledh aleatët: Nga e hëna bllokohen të gjitha rrugët

basha-me-aleatet-2-e1491458875504-780x439

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thërritur në një takim të posaccëm aleatët e koalicionit të tij. Burimet kanë bërë të ditur se qëllimi i takimit ka qenë koordinimi i veprimeve për protestat që do të zhvillohen në datat 6 dhe 7 maj në Kavajë, ku opozita do të synojë bllokimin e procesit të votimeve. Po ashtu mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili nuk pranoi të merrte në konsideratë kërkesën e PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve. Më parë Basha zhvilloi një takim me kryetarët e degëve me të cilët u vendos strategjia që do të ndiqet në Kavajë. "Në funksion të arritjes së këtij qëllimi madhor se opozita ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar të kësaj lëvizje çadrën e lirisë 24 orë në ditë por duke e shtrirë në mbarë vendin. Të hënën të gjithë qytetarët të majtë e të djathtë, bashkohemi midis orës 11:00 dhe 12:00 në bllokimin fatal të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë”, tha Lulzim Basha në fjalën e mbajtur në çadër pas takimit me aleatët.

Pa Emër
KETO VEPRIME JANE BANDITESKE. TURP ,TURP,TURP..!

Shto komentin tuaj

7 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM