Teknologji

Shfletuesi “Firefox” përditësohet me versionin e ri, rrit performancën

  • Pandeli
  • 20 Prill 2017, 19:20
  • Përditësuar 19:20
firefox-iVersioni më i fundit i shfletuesit Firefox jo vetëm që tregon përparimin e bërë nga Mozilla me mënyrën e re të përpunimit të të dhënave grafike, por i jep fund mbështetje për sistemet operativ “antike” Windows XP dhe Windows Vista.

Firefox 53 vjen me elementët e parë të projektit të ashtuquajtur “Quantum,” i cili përfiton nga avantazhet e procesorëve me disa bërthama për të shtuar performancën.

Quantum premton më shumë shpejtësi në Firefox dhe më shumë stabilitet për grafikat në Windows. Teknologjia e re bazohet në fuqinë grafike për të kryer detyrat e shfletuesit.

E nëse grafikat dështojnë, nuk dështon i tërë shfletuesi por vetëm tabi respektiv duke qenë se proceset tashmë janë të ndara edhe në Firefox.

Gjatë testimeve u mësua se dështimet janë reduktuar me 10%. Sipas MOzilla përditësimi i ri Firefox 53 do të jetë i disponueshëm për 70% të përdoruesve të Firefox në Windows 10, 9 dhe 7.

Firefox 53 gjithashtu sjell dy tema të reja: Comapct Light dhe Compact Dark si dhe një ndërfaqe të ridizajnuar. Një tjetër risi janë lejet e menaxhimit të uebsajteve. Kur një uebsajt kërkon qasje mbi një harduer, shfletuesi do të paralajmërojë përdoruesin i cili ka mundësi ta anullojë këtë proces.

Së fundi Mozilla lajmëroi se versionet e reja të Firefox nuk do të jenë më të disponueshme për XP dhe Vista. Megjithatë kompania ka në plan të ofrojë përditësime sigurie në Firefox 52 për Vista. Edhe Mac OS X 32bit nuk do të mbështet më. /PCWorld Albanian

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

2 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM