Teknologji

“Google” ndërton bllokues të integruar reklamash në “Chrome”

  • Pandeli
  • 20 Prill 2017, 18:21
  • Përditësuar 18:21
20170207224500

Raportohet se Google do të integrojë një bllokues reklamash në shfletuesin Chrome i cili do të jetë i aktivizuar automatikisht.

Është Wall Street Journal e cila hedh këtë hipotezë të fuqishme për një kompani si Google e cila në themel të saj ka reklamimin. Megjithatë mënyra e vetme për të luftuar bllokuesit e reklamave do të ishte ndërtimi i bllokuesi nga vetë kompania.

Nëse Google ofron bllokuesin e tij duke shënjestruar një numër specifik reklamash, përdoruesit nuk do të kenë arsye pse të kërkojnë një bllokues nga një palë e tretë.

Google ka dëshmuar se nuk e pëlqen aspak marrëveshjen e Adblock ku duhet të paguajë në mënyrë që kompania të vendosë në listën e bardhë disa reklama.

Gjithashtu numri i lartë i përdoruesve të Chrome do të pengonte rritjen e alternativave nga palët e treta. Nëse ky plan bëhet realiteti, përfitimet për Google do të ishin të larta.

Si një reklamues Google do të shtrinte kontroll të plotë mbi reklama duke adresuar edhe kritikat e ashpra nga industria dhe autoritetet rregullatorë.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM