Botë

Sllovaki, aksident masiv, përplasen 40 makina

aksidenti_SllovakiaNjë aksident masiv me pasojë plagosjen e dhjetëra personave, ka ndodhur në Pileup të Sllovakisë. Ngjarja ndodhi pas një stuhie të fortë të papritur që shkaktoi përplasjen e 40 makinave me njëra me tjetrën në një autostradë në një zonë malore.

Ambulancat kanë transportuar në spital të paktën 24 persona, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime të forta. Midis mjeteve të përplasura ishin edhe dy autobusë, pasagjerët e të cilëve u evakuuan me mjete të tjera.

Policia nuk ka sqaruar ende se pse ndodhi aksidenti masiv, por shkaku kryesor mbetet stuhia e dëborës që përfshiu zonën. Ndërkohë autostrada është mbyllur për shkak të trafikut. Moti i keq ka përfshirë edhe Republikën Çeke fqinje, ku në disa zona trashësia e dëborës ka shkuar rreth 1 metër.

/A.L/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM