Kronikë

Greqi, shqiptarët terrorizonin Greqinë, kryenin grabitje me armë

GreqiPolicia greke ka bërë publike fotot dhe emrat e katër shqiptarëve që kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë. Mediat e vendit shkruajnë se anëtarët e organizatës kriminale që kanë terrorizuar Greqinë janë Vasillaq Toli 22 vjeç, i cili është arrestuar rreth një javë në parë si dhe tre të tjerët të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, Andi Paturri 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç.

Banda e katër shqiptarëve ka kryer grabitje të shumta, vlera e të cilave tejkalon 1 milionë Euro. Gjatë operacionit për arrestimin e 22-vjecarit shqiptar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë, 11.340 Euro, 1100 Dollarë dhe disa doza droge. Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou.

/A.L/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

1 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM