Kronikë

Mark Frroku mohon akuzat në gjykatë: Nuk e kam njohur Aleksandër Kurtin kurrë në jetë

Mark_frrokuGjykata e Tiranës ka shtyrë sërish procesin gjyqësor kundër ish-deputetit Mark Frroku, duke vendosur që gjyqi ndaj tij i radhës të zhvillohet në orën 12:15 minuta. Frroku ka thënë pas hekurave se është i pafajshëm dhe se është duke u mbajtur me pa të drejtë në burg prej 2 vitesh.

Më datë 16 mars 2017, Prokuroria e Tiranës kishte dhënë pretencën për ish-deputetin Mark Frroku, duke e akuzuar atë për vrasjen e Aleksandër Frrokut në Belgjikë në vitin 1999. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg, si dhe 10 vjet heqje të së drejtës për të mbajtur funksione publike. Prokuroria ka gjetur disa akuza për Frrokun. Mes tyre është ajo e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “pastrimi i parave”, “fshehja e pasurisë” dhe ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi. Organi i akuzës ka kërkuar në përfundim, në total 25 vite burg.

Por Mark Frroku ka mohuar akuzat, duke përfshirë edhe atë të vrasjes. Ai ka thënë se shtetasin Aleksandër Kurti nuk e ka njohur kurrë në jetë. Frroku tha gjithashtu se pasuria që ai ka është e ligjshme. Prokuroria gjithashtu ka hapur edhe një hetim të ri për Frrokun, jo vetëm ndaj tij, por edhe për njerëzit e afërt, si dhe familjarët, në kuadër të ligjit të antimafies.

 /D.Xh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

1 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM