Teknologji

HTC prezanton më 16 maj një telefon që ngjeshët (VIDEO)

  • Pandeli
  • 20 Prill 2017, 15:44
  • Përditësuar 15:44
maxresdefaultHTC konfirmoi spekulimet se kompania është pranë prezantimit të një telefoni të ri i cili mund të ngjeshet.

Po një telefon i familjes së rangut të lartë U, idenë rreth të cilës mund ta shikoni edhe në videon e paraqitur publikuar nga HTC në Twitter.

Për çfarë do të shërbejë diçka e tillë? HTC mund të implementojë sensorë në kornizën rrethuese të telefonit i cili do të mundësonte kontrollimin e tij përmes ngjeshjes së kornizës.Me fjalë të tjera telefoni nuk do të kontrollohet vetëm përmes ekranit. Është një perspektivë intriguese rreth të cilës do të mësojmë më shumë më 16 maj shkruan "PCWorld.al"

Kompania Tajvaneze beson se mund të rikthejë suksesin me modelet e reja U Ultra, pse jo edhe duke ngjeshur telefonat.



Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM