Kronikë

Përgjaket “Rruga e Kombit”, kamioni përplaset me një makinë, disa të plagosur

makinaNjë aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit. Kamioni tip “Benz” me targa AA 471 BP me drejtues shtetasin S.P. banues në Mirditë është përplasur  me mjetin tip  Volkswagen Golf me targë AA 411 OU drejtuar nga shtetasi S. K. Ngjarja ndodhi në orën 13:40 në vendin e quajtur Mashterkore. Si pasojë e përplasjes ngelën të dëmtuar drejtuesi  dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Volkswagen”.

Tre prej tyre  në gjendje më të rënduar janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, kurse njëri nga të dëmtuarit ndodhet në Spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e duhur mjekësor. Pritet që grupi hetimor në vendngjarje të kryejë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/A.L/

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

1 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM