Kosova

EULEX ngre akuzë për krime lufte për një serb

gjykata_KosovaMisioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit ka ngritur të enjten aktakuzë ndaj një ish-rezervisti të policisë, Z.V., për krimet që, siç thuhet, janë kryer në vitin 1999.

Sipas një kumtese të EULEX-it thuhet se një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj Z.V, për ‘krimet që pretendohet të kenë ndodhur ndërmjet fshatrave Studime e Poshtme dhe e Epërme të Vushtrrisë dhe objekteve të Kooperativës Bujqësore në Vushtrri më ose rreth datës 2 maj, si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë të Komunës së Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje”, shkruan Rel.

Radio Evropa e Lirë mëson se bëhet fjalë për Zoran Vukotiç. Ai është akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile përfshirë vrasje mizore dhe të paligjshme, sjellje jonjerëzore, shkaktim të vuajtjeve të mëdha, përdorim të masave të frikësimit dhe terrorit, marrje të pronës, vjedhje dhe plaçkitje në përmasa të mëdha, që nuk janë arsyetuar. Prokurori ndërkombëtar e ka ngritur aktakuzën pas ekstradimit të të pandehurit nga Mali i Zi.

/D.Xh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM