Politikë

Do të pranojë KQZ shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve? Vijon mbledhja

KQZKomisioni Qendror i Zgjedhjeve merr sot në shqyrtim kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kërkesa është sqaruar sot në KQZ nga përfaqësuesi i PS-së Eridian Salianji, i cili tha se PS dhe LSI nuk kërkojnë shtyrje të zgjedhjeve por vetëm disa ditë kohë që t’i jepet mundësia të regjistrohet edhe opozita e në këtë mënyrë të respektohet Kushtetuta.

Vija e kuqe sipas Salianjit do të ishte 28 prill.

Deklarata e Salianjit:

Është një kërkesë që është bërë nga PS mbështetur nga LSI. Vjen në një kohë jo normale për një proces zgjedhor. Këtu në KQZ po përgatitet procesi zgjedhor për 18 qershorin por situata politike nuk është e mire që do të thotë se kemi opozitën të regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit. PS dhe LSI në mënyrë të vazhdueshme opozita si institucion të bëhet pjesë e zgjedhjeve të datës 18 qershor. Gjatë kësaj kohe dhe në ditët në vazhdim janë negociatat që t’i bëjnë të mundur opozitës të hyjë në zgjedhje.
Ne kërkojmë një qëndrim nga ana juaj në lidhje me koalicionet zgjedhore. Kemi bërë një kërkesë ku kemi kërkuar të mbani një qëndrim. për ne më e rëndësishme procesi zgjedhor, 18 qershori dhe hyrja e opozitës në zgjedhje se afatet. Afatet janë caktuar të bëjnë të mundur zhvillimin e çdo procedure ligjore deri më 18 qershor. Ne kemi kërkuar shtyrjen me disa ditë. Shtyrja me disa ditë nuk e cenon procesin ligjor. Afati për ne nuk është i ngurtë, jo prekluziv, në një situatë normale duhet të respektohej nga palët, por sot nuk është situata normale. për ne më e rëndësishme është zbatimi i Kushtetutës që në 18 qershor të jenë të gjitha palët. Me shtyrjen e afatit ne i referohemi sërish moscenimit të procesit zgjedhor. Deri në datën 28 prill nuk cenohet procesi zgjedhor. Është një kufi ligjor. Ligji thoshte që jo më vonë se 60 ditë para zgjedhjeve të regjistroheshin por edhe Kushtetuta iu jep të drejtë të gjithëve të garojnë. Ne kërkojmë që t’u japim mundësi një javë”.

Ndërkaq, PD e prezantuar nga përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso thotë se: "Kërkesa PS e LSI nuk ka bazë ligjore. Nuk ka vend për akrobacira. Opozita i ka kërkuar KQZ të mos bëhet mashë e partive për të zgjidhur problemet që vetë kanë krijuar dhe vetë kanë në dorë të zgjidhin".

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM