Rajon

Vuçiç: Shqiptarët të mos flasin për idenë e bashkimit

vuKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të mos dalin në publik me deklarata për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet, nëse procesi i integrimit evropian ngec.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, tha Vuçiç në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme

Reagimi i Thaçit pasoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

DRENICA E KUQE
Shqiptaret po te kishin mend ne koke, bashkimin do duhej ta shpallnin qe me 1999, kur perfundoi lufta e UÇK, sepse obligimi betimor i ka vu para aktit te kryer, per çka edhe eshte luftuar dhe jo te degjojne edhe pas 20 vjetesh perralla te pushtetareve serbe... DRENICA E KUQE

Shto komentin tuaj

7 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM