Politikë

Rama: Shqipëria s’ka shans të destabilizohet, s'jemi në 97-ën

tritanKryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se Shqipëria nuk ka shans të destabilizohet, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të bëra nga opozita.

“Unë jam i bindur që të gjitha kërcënimet, të gjitha insinuatatat, përpjekjet se PD nuk do hyjë në zgjedhje dhe këtu do ndodhë ndonjë hata janë shprehje e frikës së të mbyturit që kërkon të mbysë të gjithë. Nuk ka shans të destabilizohet Shqipëria se nuk jemi në vitin 1997. Nuk ka rënë përtokë ekonomia si pasojë e pabesisë së Shtetit”, tha Rama.

Rama tha se PD nuk ka frikë nga zgjedhjet por nga ballafaqimi me njerëzit sepse nuk ka miratuar Vetingun.

“Për fatin më të keq nëse ne do ju jepnim një zgjedhje mes zbatimit të reformës në drejtësi dhe vendosjes së një muri ndarës mes Shqipërisë dhe BE-së ata do zgjidhnin murin. E gjitha lidhet me këtë dhe frika nga zgjedhjet nuk është thjesht frika nga humbja e zgjedhjeve por është frika nga ballafaqimi me njerëzit e tyre sepse do shkonin pa Vetingun dhe pa miratimin e reformës në drejtësi”, tha kreu i qeverisë. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM