Politikë

“Kam dëgjuar idiotësira për letrën dërguar KQZ-së, s'e negociojmë Kushtetutën”

Kryeministri-Edi-Rama-sot-ne-KuvendKreu i qeverisë Edi Rama, në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend, deklaroi se nuk negocion kushtet e republikës së Shqipërisë.

Rama tha se qeveria nuk negocion mandatin që i ka dhënë popullin, deri në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ne nuk negociojmë Kushtetutën që sanksionon lirinë e popullit për të zgjedhur dhe detyron partitë të paraqiten në datën e caktuar. Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli.

Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku diçka mund të ndodhë. Ju siguroj se asgjë nuk mund të ndodhë veç atë që përcakton Kushtetuta”, u shpreh ai.

“Kam dëgjuar shumë idiotësira për letrën që kemi dërguar si koalicion KQZ-së.

Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri  në fund ti japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje.

Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të saj. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë atë që kemi shprehur vazhdimisht”, vijoi Rama. /E.SH/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM