Politikë

Arsimi Profesional, Meta: Kurrikula në përputhje me kërkesat e tregut

ilir.Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Fierit që studiojnë në gjimnazet profesionale. Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e një autoservisi ishin të pranishëm edhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Nora Malaj, etj.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë fierakë, Meta theksoi se është mjaft e rëndësishme, që të përmirësohen kurrikulat e arsimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës në mënyrë që të garantohet një formim profesional të gatshëm për tregun e punës.

“Është mjaft e rëndësishme për të ardhmen, të përmirësojmë kurrikulat në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të shtojmë praktikat në ambientet e punës. Kjo është mjaft e rëndësishme për të fituar dije të zbatueshme në praktikë, menjëherë sapo përfundojmë shkollën e mesme, një kurs profesional, apo një shkollë 2-vjeçare të lartë profesionale”,  tha kryetari i LSI-së.

Krahas kësaj, Meta u ndal edhe tek programi i LSI-së, “Mëso dhe Fito”, që do të garantojë për të rinjtë fitimin e njohurive të duhura për një punë dinjitoze dhe të mirëpaguar.

“Një program tepër i veçantë në programin tonë si LSI është programi ‘Mëso dhe Fito’. Që do të thotë të mësohet për të fituar njohuritë e duhura në mënyrë që secili të fitojë një punë dinjitoze dhe të mirëpaguar në të ardhmen që t’i shërbejë familjes së tij të sotme, por edhe familjeve tuaja të reja, sepse do të krijoni familjet tuaja në të ardhmen. Dhe për këtë familja e madhe dhe që rritet çdo ditë, LSI dhe LRI do të bëj çdo gjë që t’ju mbështes juve”, theksoi  Meta duke shtuar se nuk mund të ketë punë më të denja dhe më të mirëpaguara pa një investim më të madh, sa i takon arsimit profesional: “Motoja e LSI, arsim për punësim, është shumë vendimtare dhe praktike, ndaj jemi shumë të kënaqur edhe për këtë ide tuajën, këtë tryezë për arsimin profesional dhe për mbështetjen e tij. Sa i takon arsimit profesional, pa krijuar baza laboratorike, pa krijuar ambiente të mësimit të tilla, të cilat e bëjnë çdo të ri të ndjehet zot i dijeve të veta dhe në këtë drejtim unë përshëndes këtë punë që ju po bëni, këtë angazhim tuajin dhe ju siguroj për mbështetjen tonë më të plotë dhe më të madhe. Vetëm një rini e aftë, një rini e zonja do të jetë në gjendje vërtetë t’i dalë për zot të ardhmes së vendit dhe të shoqërisë për një brez të ri, për një gjeneratë të re”.

Sekretarja e për Marrëdhëniet me Publikun, Erisa Xhixho u shpreh para të rinjve që për LSI arsimi është prioritet pasi i garanton atyre punë dinjitoze dhe të mirëpaguar.

“Për sa kohë familjet shqiptare kanë prioritet arsimin, LSI-ja ka prioritet arsimin. Për ne është e rëndësishme edukimi juaj, arsimimi juaj, gjithë ky investim bëhet që ju të keni mundësi neper për t’u punësuar dhe familjet tuaja aty e kanë gjithë shpresën ”, tha Xhixho.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM