Pa kategori

“Muri” Juventus eliminon Barçën

Temat Kryesore

  • Bardhezinjtë arritën të merrnin një barazim pa gola në “Camp Nou” dhe kualifikohen për në gjysmëfinale falë fitores së ndeshjes së parë, Monaco shkatërron sërish Dortmundin
Klevis Deda

Skuadra e Juventusit dhe Monaco janë dy gjysmëfinalistët e fundit të Champions League. Italianët treguan dhe një herë formën e shkëlqyer që po kalojnë në këtë sezon si në Champions, ashtu edhe në kampionat. Skuadra e Juventus tregoi dhe një herë forcën e saj që ka në mbrojtje. Në këtë edicion në Champions League skuadra e Masimiliano Allegri ka pësuar vetëm dy gola, duke u bërë mbrojtja më e fortë e Europës. Në këtë ndeshje italianët vërtetuan thënien që: sulmi më i mirë është mbrojtja, pasi nuk pësuan asnjë gol. Allegri hodhi në fushë të njëjtën skemë si në ndeshjen e parë 4-2-3-1. Në portë i përhershmi Buffon, në mesin e mbrojtjes Bonuçi-Chiellini dhe në anësore Alex Sandro-Dani Alvesh. Në mesfushë Pjanicc-Khedira dhe në sulm Dybala-Mandzukic-Cuadrado mbështetën bomberin e vetëm Higuan. Në kampin tjetër trajneri i Barcelonës, Luis Enrique hodhi në fushë skemën tradicionale 4-3-3. Në portë Ter Shtegen, në qendër të mbrojtjes Umtiti-Pique dhe në anësore Roberto-Alba. Në mesin e fushës u rreshtua Iniesta-Busquets-Rakitic ndërsa sulmi i padiskutueshëm u përbë nga tresha e famshme Messi-Suarez-Neymar.

Katalanasit edhe në këtë ndeshje vunë në dukje problemet e mëdha që ekipi ka në prapavijë. Mbrojtja fut ujë nga të tëra anët çka i dha mundësinë bardhezinjve të krijonin disa raste të rrezikshme. Një tjetër repart tepër kontestueshëm ishte edhe mesfusha ku pavarësisht përpjekjeve nuk arritën të furnizonin si duhet me topa sulmuesit. Ndeshja nis vrullshëm me Barcelonën që rrezikon në minutat e para me anë të Neymar i cili u shpall dhe lojtari i ndeshjes. Braziliani u kthye në makth për ish-mbrojtësin katalanas Dani Alvesh. Sulmuesi depërtonte shpesh në zonën juventine por përpjekjet e tij rezultuan të kota. Barcelona e e detyron Juventusin të futet në gjysmëfushën e vet dhe arrin të krijojë rastin më të pastër me Messin. Argjentinasi gjuan shtruar po topi përfundon fare pak larg shtyllës së majtë të Buffon. Një mundësi e artë kjo por e shpërdoruar nga Messi. Nga ana tjetër skuadra e Juventus rrezikon me anë të Higuain, i cili merr një asist nga Pjanic por gjuajtja e  tij ndalet në duart e Ter Shtegen.

Kaq përfundon pjesa e parë ndërsa në të dytën Barcelona nxjerr nga fusha  e lojës mesfushorin Rakitiç dhe inkuadron sulmuesin Alcacer duke shtuar forcat në repartin ofensiv. Skuadra e Juventus gjen në disa raste në befasi katalanasit por nuk arrijnë të konkretizojnë me gol. Khedira pati mundësinë më të mirë por që e dorëzoi topin në duart e portierit Ter Shtegen. Në minutat e fundit të ndeshjes barcelona pretendoi për një 11-metërsh  pasi krosimi i hedhur nga Suarez u përplas në dorën e mbrojtësit juventin. Alex Sandro por arbitri nuk akordon penallti pasi dora ishte e ngjitur me trupin. Juventusi ëhstë kthehet në një mur të padepërtueshëm për blaugranat dhe ndeshja përfundon 0-0. Barcelona eliminohet nga skuadra e Juventusit që për hir të së vërtetës ishte skuadra më e mirë në fushën e lojës në të dy takimet. Ndeshja tjetër mes Monaco dhe Dortmund përfundoi me rezultatin e thellë 3-1 në favor të francezëve.

Talenti 18-të vjeçar Mbappe hapi serinë e golave në minutën e 3-të të takimit pas një ekzekutimi të saktë në brendësi të zonës. Monaco nuk është e kënaqur me golin e parë dhe kërkon edhe dyfishimin e rezultatit. Radamel Falcao është autori i golit të dytë pasi arriti tërealizojë një gol mjaft të bukur me kokë. Skuadra e Dortmund beson në një përmbysje dhe kjo gjë mer jetë në minutën e 48-të ku Marco Reus shënon golin e ngushtimit të rezultatit.  Në minutën e 81 i sapofuturi në lojë Valere Germain shënon dhe golin e nokautit dhe kualifikon skuadrën për në gjysmëfinale të këtij edicioni të Champions League. Nesër në orën 12:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i ligës së kampionëve ku në garë për ta fituar këtë trofe janë dy skuadra spanjolle, një italiane dhe një franceze ekzaktësisht është Real Madrid, Atletico Madrid, Juventus dhe Monaco.

 

 

 

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 6 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM