Thellë

Lihen në burg doganierët e drogës, mohojnë akuzat e Prokurorisë

Julian Doraci ne mes dddNga Xhentila Gjoshi

Dhjetë doganierët dhe policët e akuzuar se lejuan kalimin e 10 tonëve drogë drejt Italisë, janë lënë në masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Maliq Kadilli, është agjenti doganor i Qafë-Thanës që doli i pari para togave të zeza. Në dëshminë e tij, ai nuk i pranoi akuzat e ngritur nga Prokuroria, duke thënë që kishte kryer vetëm detyrën dhe për këtë gjë gjykata duhet të caktonte një masë më të lehtë sigurie. Kadilli u shpreh se nuk ishte detyra e tij të kontrollonte çfarë kishte në automjet, sepse ai firmosi procedurën e mëtejshme, duke iu referuar dokumenteve që i depozitohen. Po ashtu, Kadilli tha se dokumentet tregonin se kamioni do të udhëtonte drejt Belgjikës dhe se në të ndodheshin materiale ndërtimi. Por, nga ana tjetër, prokurori tha se Kadilli bashkë me punonjës të tjerë të arrestuar si dhe të shpallur në kërkim janë pjesë e një grupi trafikantësh. Në total, për këtë operacion antidrogë dolën 18 persona, që të gjithë policë kufitarë, kontrollorë, agjentë antidrogë dhe doganierë. Ata dyshohen për trafik droge në dy episode, në të cilat janë kaluar ngarkesa me hashash përmes dy pikave kufitare. Por, trupi gjykues la në fuqi kërkesën e prokurorit i cili kishte kërkuar më herët që të pandehurit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Edhe ish-shef i stacionit policor në portin e Durrësit Julian Doraci hodhi poshtë pretendimet e akuzës.

Prokuroria

Gjatë leximit të kërkesës për gjykim, Prokuroria pretendoi se ka prova se rasti i parë i kalimit të drogës u regjistruar në datën 5 shkurt të këtij viti, kur në Itali u zbulua një kamion me 8 ton hashash. Automjeti kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë. Shoferi maqedonas doli nga territori ynë përmes portit të Durrësit, edhe pse në procesverbal ishte shënuar se duhej të largohej nga pika kufitare e Hanit të Hotit. Destinacioni final i drogës sipas Prokurorisë, ishte Belgjika. Pak kohë më vonë, në 24 mars, në Itali u kap një tjetër kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis. Edhe ai ishte nisur nga Durrësi. Hetimet zbuluan se këta punonjësit e doganës bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të kaluar sasitë e mëdha të drogës drejt vendit fqinj. Ndërkohë pritet te caktohet masa e sigurisë edhe për 9 doganieret e tjerët që akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetimet e Krimeve të Rënda kanë përfshirë strukturat e Policisë së Portit Durrës e Qafë-Thanë, për sa kohë ngarkesat kanë kaluar prej andej fare lehtësisht. Por, gjatë masave të sigurisë, të gjithë të dyshuarit këmbëngulën se kanë kryer detyrën dhe se nuk kishin dijeni çfarë kishte në kamionët e ngarkuar me drogë.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM