Thellë

Kamioni me 8 ton drogë që kaloi në port dyshohet se u ngarkua në Elbasan

Temat Kryesore

  • Prokuroria sekuestron dokumentet e skanimit të mjetit që drejtonte shtetasi nga Maqedonia. Sekuestrohen edhe kamerat e Qafë –Thanës, ku kamioni me rimorkio duket që ka kaluar bosh. Shoferi tregoi në Itali se kishte qëndruar diku në Elbasan, por nuk mbante mend vendin
Nga Nikoleta Kovaçi

Zoran Stajonovski është 38-vjeçari që ka hyrë me një kamion me rimorkio nga Maqedonia në vendin tonë mbrëmjen e 4 shkurtit të këtij viti. Ai ka kaluar doganën tonë, është skanuar mjetit dhe më pas është pumbosur duke vijuar rrugën në drejtim të Tiranës dhe më pas drejt hanit të Hotit nga kiu do të kalonte në Malin e Zi me destinacion portin e Barit në këtë shtet. Sipas të dhënave kryesore që vijnë për këtë ngjarje bëhet me dije se gjithçka që pretendohet që ka bërë maqedonasi, duke kaluar në drejtim të vendit tonë lidhet me ndonjë ndalesë të mundshme në një itinerar të përcaktuar nga Qafë-Thana deri në hyrje të Tiranës. Është pikërisht ky aks ku pretendohet që maqedonasi ka ngarkuar 8 tona kanabis me të cilën ka mbërritur në Ankona duke tentuar veriun e vendit, edhe pse kur është ndaluar atje ai nuk ka pasur të qartë rrugën që do të ndiqte për të shkuar në vendin ku ai pretendonte që do të ngarkonte mjetin për tu kthyer sërish në Maqedoni!

Prokuroria ka kërkuar, jo vetëm ndihmën e italianëve për të hetuar këtë dosje, por madje edhe dokumentacionin e pikës doganore të Qafë-Thanës. Nga aty është kërkuar të shikohen kamerat në momentin që ka kaluar mjeti, praktikat e ndjekura dhe materialet e skanimit të po këtij mjeti, ndërsa gjithçka që ka ardhur nga ajo doganë ka të bëjë me faktin që mjeti ka qenë bosh. Sipas të dhënave prokuroria ka dyshime se 8 ton drogë me të cilën u mbush kamioni është gjetur në Elbasan dhe madje ka dyshime se shumë afër me qytetin. Prokuroria dhe policia tashmë janë bashkë në gjetjen e gjurmëve të drogës, ndërkohë që ditën e djeshme organi qendror i akuzës saktësoi se po punohet pikërisht për të gjetur vendin ku u ngarkua kamioni me drogën që kaloi në Itali.

Verifikimi

Kamioni që u bllokua në Ankona të Italisë me 8 ton hashash, rezulton se ka hyrë nga Maqedonia në Shqipëri bosh. Këtë fakt, e konfirmoi kompania private e skanimit e vendosur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Prokuroria, mësohet se ka marr në pyetje punonjësit e turnit të datës 4 dhe 5 shkurt të këtij viti, kohë edhe kur ka hyrë në territorin shqiptar kamioni nga Maqedonia me shoferin Zoran Stajonoski. Të gjithë punonjësit e pyetur, i kanë konfirmuar hetuesve se kamioni i është nënshtruar skanimit dhe në asnjë rast nuk është konstatuar drogë. Veç pyetjes së tyre, prokuroria mësohet se ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së skanerit dhe foton e skanimit të kamionit. Në këto pamje në asnjë moment, punonjësit e skanerit nuk kanë konstatuar lëndë narkotike të fshehur në rimorkion e kamionit. Pamjet e skanerit dhe dëshmitë e punonjësve të tij, nuk kanë bindur hetuesit, se kamioni ka ardhur bosh nga Maqedonia në Shqipëri.

Të arrestuarit

Veç kësaj, edhe të arrestuarit në Qafë Thanë, punonjësit e policisë, doganierët dhe agjentët doganore, kanë pretenduar se kamioni ka hyrë bosh në Shqipëri ku edhe është plumbosur e më pas është nisur për në destinacion e përcaktuar në dokumentacion. Sipas akuzës, fillimisht shoferi ka njoftuar si destinacion daljen pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, por më pas e ka devijuar atë për në portin e Durrësit. Këtë ndryshim të destinacionit, në sistem e kanë ndryshuar agjentët doganorë, për të cilët janë ngritur dyshime se kishin dijeni për trafikun e drogës. Për këtë fakt edhe janë arrestuar edhe personat e tjerë, si punonjës të policisë, kontrollor pasaportash, shoqërues të qenit antidroge e doganier të ndryshëm të cilët nuk kanë kontrolluar përsëri rimorkion, e cila ishte plumbosur nga doganierët e Qafë-Thanës. Burimet thonë, se dyshohet se kamioni është ngarkuar në zonën e Elbasanit duke mos dëmtuar plumbosjen.

Rrëfimi i të ndaluarve në Itali

Sipas të dhënave të prokurorisë mësohet se homologët italian kanë mundur të marrin dëshmi të vlefshme në lidhje me gjithë mekanizmin që kanë ndjekur trafikuesit e drogës që nga vendet ku janë nisur e deri në momentin e arrestimit. Sipas burimeve mësohet se maqedonasi 38 vjeç, Zoran Stajonovski, ka mohuar të kishte dijeni për asgjë që ka pasur mjeti i tij. Ai ka treguar vetëm se është ndaluar diku në afërsi të Elbasanit por pa treguar vendin se ku fiks, atje ku edhe dyshohet që është ngarkuar por asnjëherë nuk ka pranuar të kishte dijeni që në mjet k8ishte ndonjë material e aq më tepër drogë. Ajo që ka nxjerrë zbuluar gjithë dëshminë e maqedonasit lidhet me faktin që në Qafë-Thanë ka deklaruar daljen nga Shqipëria në Hanin e Hotit, por daljen e ka bërë në Portin e Durrësit. Faktit se përse e ka ndryshuar destinacionin ai nuk ka ditur t`i përgjigjet, ndërsa aty ka dyshime që maqedonasi të ketë përmendur edhe emra të personave që kanë qenë në turn në port, ndonëse mjetin me të cilin ishte kaluar droga, ishte në rregull nga ana e pumbosjes. Edhe për kalimin e 2.2 tonëve dyshohet se është përdorur i njëjti grup punonjësish në Port, çka ka shtyrë prokurorinë të kryejë edhe arrestimin e personave që ditën e djeshme dolën para gjykatës!

Kokainë në Tiranë, pranga Krenar Liçit

Një 34 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Pranë zonës së Kinostudios, Krenar Liçi është kapur në flagrancë me 308 gram kokainë në makinën e tij tip “Volksvagen”. Ndërkaq policia ka publikuar videon e momentit të arrestimit të 34­vjeçarit. “Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip ‘Volksëagen’, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë”, sqaron policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike” Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike kokaine në zona të ndryshme të kryeqytetit. Dyshohet që ai është një njohës i mirë i tregut të Tiranës, pasi policia ka patur informacion prej kohësh për një person që lëvizte në disa zona të Tiranës duke kryer edhe furnizimin me lëndën e kushtueshme narkotike.

 


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM