Sociale

“Çmendet” moti në Korçë dhe Dibër, borë në pranverë

borUlja e pazakontë e temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona të vendit. Mësohet se reshjet e borës kanë përfshirë zonën e Voskopojës dhe Dardhës në Korçë, ku bora ka arritur deri në 15 cm.

Reshjet e borës kanë rinisur edhe në fshatrat malorë dhe të thella të gjithë qarkut të Dibrës. Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Ostreni dhe Trebishti janë mbuluar nga bora e po ashtu edhe zona e Martaneshit.

Nesër pritet një përmirësim i kushteve të motit, ku vendi do të dominohet nga kthjellimet dhe temperatura do të rritet me 3 gradë.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM