Kronikë

Aksident i frikshëm në Vlorë, përplasen 5 makina (VIDEO)

444Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, por fatmirësisht pa viktima. Në aksidentin e ndodhur rreth mesnatës janë përfshirë pesë automjete, tre prej të cilave janë dëmtuar thuajse krejtësisht.

Një automjet tip "Porche", i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi mjaft të madhe në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë, pranë zonës së fabrikës së orizit, fillimisht ka goditur një automjet tip Alfa Romeo me targa AA678 FO dhe më pas ka përplasur dhe tre mjete të tjera të cilat ishin të parkuara në zonë, në anë të rrugës kryesore.

Përplasja e fortë ka bërë që të dëmtohen edhe tre mjetet e tjera, dy prej të cilave thuajse plotësisht. /E.SH/


aksidenti me disa makina ne vlore by adishkembi

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM