Thellë

Zgjedhjet në Kavajë, një socialist del i pavarur si rival i PS-së

Temat Kryesore

  • Nënkryetari aktual i bashkisë, Klodian Shehi do të konkurrojë përballë vartësit të tij të pavarur. Astrit Haka punon si financiar në këtë bashki, ndërsa më parë ka punuar në PS. PD: Nuk ka zgjedhje, por protesta më 7 maj
Socialistët gjejnë një kandidat për rival për bashkinë e Kavajës. Në zgjedhjet e parakohshme të 7 majit për kreun e bashkisë, përballë kandidatin të PS-së, Klodian Shehi do të garojë Astrit Haka. Për të mos u përballur në një garë me një kandidat, KZAZ-ja e Kavajës mësohet se ka regjistruar një emër tjetër, i cili tashmë do të jetë në fletën e votimit. Pas refuzimit të opozitës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 7 majit, socialistët duke shmangur një betejë pa rivalë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot kandidatët për bashkinë e Kavajës, duke miratuar dhe fletën e votimit.

Astrit Muharrem Haka është kandidati që do të kandojë si i pavarur për këtë bashki, si i pavarur, përballë nënkryetarit aktual të Bashkisë së Kavajës, Klodian Agron Shehi.  Në relacionin e KQZ-së theksohet gjithashtu se KZAZ Nr.42 e Kavajës ka refuzuar edhe një emër që të kandidojë si i pavarur. “ KZAZ–ja nr.42 ka bërë regjistrimet e kandidatëve dhe me Vendimin Nr.4 dhe Nr.5, datë 12.04.2017 ka regjistruar si kandidat për Kryetar në Bashkinë Kavajë përkatësisht z. Klodian Agron Shehi, i mbështetur nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë dhe z.Astrit Muharrem Haka,i mbështetur si kandidatë i propozuar nga zgjedhësit. KZAZ-ja nr.42, me vendimin nr.6, datë 14.04.2017 ka vendosur “Për Mos regjistrimin e Kandidatit për Kryetar Bashkie”, z. Maksim Mihal Kona, i mbështetur si kandidatë i propozuar nga zgjedhësit. Kundër vendimit të sipërcituar, brenda afatit nuk është bërë ankim në KQZ. Në përfundim të procesit të regjistrimit të kandidatëve për Kryetar për Bashkinë Kavajë, KQZ-ja në mbështetje të nenit 98, pika 3 dhe 4, duhet të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme të datës 07.05.2017.

Në dispozitën e sipërcituar emrat e subjekteve zgjedhore vendosen në fletën e votimit, sipas rendit të përcaktuar në mënyrë të rastësishme nga shorti”, thuhet në relacionin e KQZ-së. Pikërisht më 14 prill, KZAZ e Kavajës ka marrë vendim për të mos regjistruar kandidatin tjetër të pavarur Maksim Haka kjo për shkak të parregullsive në dokumentacionin e paraqitur, ndërsa ai nuk ka bërë ankimim ndaj këtij vendimi. Përveç mungesës së opozitës në këtë garë mungojnë edhe dy aleatët kryesorë të PS-së, të cilët nuk kanë pranuar që të regjistrohen në këto votime të pjesshme. Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Janë vetëm katër parti që janë regjistruar në këto zgjedhje. Sipas KQZ-së subjekt e regjistruara janë Partia Kristian Demokrate, Partia Socialiste, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, si dhe Partia e Unitetit Kombëtar.

Haka, i pavarur në PS

Kandidati i pavarur, Astrit Haka, figuron në rrjetin social me emrin Astrit Rozana Haka, që është emri i bashkëshortes. Astrit Haka, i datëlindjes 1972, në formularin e dekriminalizimit të regjistruar në KQZ figuron që nuk ka dalë asnjëherë jashtë dhe të mos ketë pasur probleme me drejtësinë. Ndërkohë që në profilin në Facebook, ka shkruar  vendet e punës së mëparshme dhe tani. Sipas profilit në Facebook, Haka punon financiar në bashkinë e Kavajës. Ndërsa më parë rezulton se ka punuar në si financiar në Partinë Socialiste, por nuk dihet në se degën lokale të këtij qyteti, apo në selinë qendrore të socialistëve. Kështu për betejën e Kavajës, do të kemi dy nëpunës të bashkinë që do të synojnë që të marri postin e kryetarit të lënë në bosh, nga Elvis Rroshi, i cili u shkarkua për çështje të dekriminalizimit.

Protesta e PD-së

Opozita ka paralajmëruar se me të datën 7 maj do të ketë protesta të fuqishme në Kajavë, duke demokratët nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në sheshin kryesor të këtij qyteti.  Për këtë qëllim një grup prej afro 10 deputetesh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, kur do të mbahet protesta për bojkotin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës. Grupi i deputetëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani; nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka, Florion Mima . B.H.

 


kasemi
Te vjen keq,por nuk kish si ndoshte ndryshe,kur sheh personazhe pa pike vlere te kandidojne per Kryetar bashkie.Te shtyre me dhune e larguar Plejada e Intelektualeve qe do i kish zili dhe Durrsi.Pedagoge, arkitekte,inxhinjera ,artista sportista packa dhe kooperativista (bujq te mire) u zhduken nga "gangsteret xhuxha" si Mondi i Rikes e Rroshi i Rames.Kjo eshte Kavaja e Rilindur .

Shto komentin tuaj

4 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM