Letra

Përse na duhen zgjedhje të lira

kuvendNga Ervin Liçi

Prej 26 vitesh Shqipëria është kthyer në një arenë debati ku akuzat më të shpeshta janë manipulimi i votave. Manipulim që sjell një parlament të deformuar, jashtë vullnetit të zgjedhësve dhe si pasojë vendimmarrja aspak të besueshme dhe që shpesh bien ndesh me interesat e publikut të gjerë. Për më keq nga viti në vit, me apo pa asistencën e ndërkombëtarëve, politika shqiptare nuk ka bërë gjë tjetër veçse arnime të Kodit Zgjedhor, apo dhe ndërhyrje radikale. Por në vend që të kemi përsosje të sistemit dhe ulje të toneve politike mbi manipulimin e votës, kemi pësuar një përkeqësim të situatës. Mos harrojmë ndryshimet e vitit 2008 u bënë për të mos lejuar përsëritjen e atyre krizave politike të quajtura momentale, por që sollën probleme edhe më madhore. Pra në vend të kemi përmirësim realisht kemi përkeqësim. Ajo çfarë mund të bëhet, për mendimin tim është mjaft e thjeshtë, një garantim i votës së lirë. Le të jenë vetë shqiptarët që do të zgjedhin për keq a për mirë atë që duan në parlament. Në këtë mënyrë do të kenë mundësi që në zgjedhjet e radhës të ndryshojnë mendimin, pra votën, mbi personin që zgjodhën. Por kur e dinë se nuk ka rëndësi se kush voton, rëndësi ka kush numëron, atëherë dhe besueshmëria te ne zgjedhësit do të bjerë. Produkti në këtë rast kuptohet kush është.

Së dyti, është e vërtetë që një pjesë e mirë e shqiptarëve mendojnë se një lider politik duhet të jetë autoritar dhe i fortë. Por, po aq kërkojnë që të jetë një lider i vërtetë dhe të pranojë se ai nuk mund të drejtojë i vetëm një shtet pasi ka institucione të tjera, ka deputetë, ministra etj etj, të cilët duhet të japin kontributin e tyre. Nëse pranojmë që është kryetari i një partie që vendos nga pika e parë dhe deri te e fundit, shkojmë në një sistem autoritarist, me dy apo tre kryetarë. Rrjedhimisht kjo formë e sistemit do të pasohet në çdo hallkë të tij duke dëmtuar rëndë çdo qelizë të vendit. Ndaj rishikimi i Kodit Zgjedhor në këtë frymë mund të sjellë pak më shumë shpresë te shqiptarët.

Së treti është vënë re një përkeqësim i përfaqësimit të zonave me listat e mbyllura. Kryetarët tashmë vendosin se cili është emri që për ta është më i mirë. Por po ashtu kërkohet që në vend të emrave të konsideruar të mirë për zona të caktuara, të vendosen emra të fortë dhe me mbështetje të madhe financiare. Detyrimisht pranimi i kësaj formule prodhon persona që kanë interesa më shumë personale sesa ti shërbejnë vendit. Ndaj dhe kjo është një pikë nevralgjike e sistemit që kemi në këto 9 vite pas ndryshimit që iu bë Kodit Zgjedhor në vitin 2008. Por nëse do të hyjmë në zgjedhje sërish me të njëjtin mentalitet nuk duhet të presim të prodhojmë elita politike që do të mendojnë për zhvillimin e vendit, por do të presim elita që do ti shërbejnë ashpërsimit të gjuhës politike, duke u kujdesur për imazhin e një të forti dhe jo të një përfaqësuesi.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 6 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM