Kronikë

U dënua për një vrasje në 97-ën, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

42Një tjetër shtetas shqiptar i dënuar për vrasje është ekstraduar nga Interpol Tirana.

Bëhet fjalë për shtetasin Almir Haruni, 42 vjeç, lindur në Gramsh, i cili është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi me 06.08.1997.

"Rreth orës 21.30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë vepër penale, Gjykata e Rrethit Gramsh me vendim nr.38, datë 09.07.2001, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale, “Vrasjes” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 76 e 278/ 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Pas bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikut të Drogës”. I ekstraduari në PKK Rinas i’u dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM